“FA Cup është më e rëndësishme”, Guardiola lëshon frazën më të fortë për të nënvlerësuar Champions-in

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 15:50 | Futboll
“FA Cup është më e rëndësishme”, Guardiola

Vitet e fundit e kemi dëgjuar shpesh Pep Guardiolën që të thotë se Premier League është më e rëndësishme sesa Champions League.

Por, në konferencën e fundit për shtyp, trajneri i Manchester City tha se edhe FA Cup është më e rëndësishme sesa trofeu më prestigjioz për klube në Evropë.

“Që kur kam ardhur në Angli, kam kuptuar rëndësinë e Premier League dhe FA Cup në futbollin anglez. Në këtë klub janë më të rëndësishme sesa Champions League, janë shumë më të rëndësishme. E kemi provuar këtë gjë”, deklaroi Guardiola.

Trajneri spanjoll e ka fituar dy herë Champions League nën drejtimin e Barcelonës, por që kur është larguar nga Katalonja, nuk ka arritur dot më ta fitojë këtë trofe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos