Përforcimi i zikaltërve, Eriksen gati për debutim

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 11:32 | Futboll

Menjëherë pas firmës me zikaltirtit, Christian Eriksen zhvilloi edhe seancën e parë stërvitore me shokët e rinj të skuadrës.

Danezi ka pak shanse të jetë në listën e lojtarëve të thirrur për takimin e Kupës, sot, ndaj Fiorentinës, por do të jetë në dispozicion të Antonio Contes në fundjavë për transfertën ndaj Udinezes, e teksa më pas e pret edhe derbi i madh i Milanos.

Cilësitë e futbollistit 27-vjeçar e lejojnë trajnerin ta vendosë në pozicione të ndryshme në mesfushë, madje Eriksen po projektohet edhe pas shpinës së Romelu Lukakut në sulm.

Gjithsesi, pikëpyetjet mbi Vecinon dhe mungesa e mesfushorit Brozovic mund të sjellë surpriza, me Eriksen që mund të shkelë tapetin që mbrëmjen e sotme. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos