“Fair Play” që shmangu tragjedinë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 12:08 | Futboll

Çiklisti Rudiger Selig ka marrë lëvdata në rrjetet sociale pas një gjesti që kalon kufijtë e “fair play”-t dhe që mund të quhet shumë mirë heroizëm.

Kur një kundërshtar u rrëzua në sprintin final të etapës së Scheldeprijs 2020, ai nuk u mendua dy herë por shkoi që ta ndihmonte dhe i doli përpara grupit të madh të çiklistëve për t’i ndaluar, duke shmangur kështu një aksident masiv mes çiklistëve që mund të kishte pasoja shumë të rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos