Fajet e politikës, pesha e skandaleve, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe opozita "e paqënë"

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 20:02 | Aktualitet

Kjo verë ka qenë e nxehtë jo vetëm nga temperaturat e motit por në fakt ka prodhuar aq shumë lajme dhe të gjitha të nxehta saqë vjen një moment dhe nuk di se cila prej tyre mund të jetë më e rëndësishmja. Dhe në të gjitha rastet do jenë emra të politikes ose të lidhur me ta që e bëjnë edhe më të rëndë situatën. Dhe siç e pamë nga kronikat që sapo dhamë janë gjithmonë prej më shumë se 20 vitesh dy emra që janë aktorë kryesorë dhe që mbajnë peshën e mbrojtjes apo të bërit opozitë, Rama dhe Berisha. Por gushti sidomos pati lajme që lidhen drejtpërdrejt me qeverinë, por edhe me opozitën, që nga inceneratorët, hetimet dhe arrestimet, deri tek marrëdhëniet me fqinjët apo roli në arenën ballkanike të politikes shqiptare. Për të folur për peshën e fajit që mban politika shqiptare dhe se çfarë po ndodh, apo më mirë se çfarë pritet të ndodhë më shumë në vjeshtë, ne do të bisedojmë me juristin dhe analistin Flamur Kuçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos