Maqedonia e Veriut publikon të dhëna shqetësuese, pas 2 fazave të para të regjistrimit për në universitet. Për shkencat e natyrës interesi po bie nga viti në vit. Në matematikë, për këtë vit të ri akademik janë regjistruar vetëm 12 studentë. Në fizikë dhe kimi, nga 1 studentë për secilën degë. A rrezikojnë të mbyllen këto degë? Apo shqetësimi më i madh është fakti se nesër, universitetet në Maqedoninë e Veriut, rrezikojnë të mos kenë mësues, për të cilat nevoja lind që tani, pasi në disa qytete vështirë të gjesh mësues për fizikë, kimi e matematikë. Për këtë foli në Ditari në A2 CNN Bashkim Ziberi, profesor i fizikës në Universitetin e Tetovës. (A2 Televizion)
Fakultete me 1 student, në Maqedoninë e Veriut rrezikohet të mbyllet Fizika dhe Matematika
