Të dhënat e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi janë nxjerrë në shitje nga të njëjtët hakera që sulmuan faqet zyrtare. Grupi “Homeland Justice” deklaron se është gati publikojë databazën bashkë me atë të e-Albania, në këmbim të 0.025 dhe 0.04 bitcoin ose afërsisht 400 dollarë. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas sulmit kibernetik në muajin korrik dhe atë ndaj sistemit TIMS. (A2 Televizion)
Të dhënat e sistemit TIMS dhe e-Albania nxirren në shitje për 400 dollarë
