Falë karantinës, banorët e qytetit shohin për herë të parë Himalajet... nga dritaret e tyre

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 16:58 | Lifestyle
Falë karantinës, banorët e qytetit shohin për herë

Disa kujtonin ende, si një ëndërr rinore,  një vargmal gjigant, që zbukuronte me majat e saj qiellin në ditët e kthjellëta dhe plot dritë. Por pjesa më e madhe e banorëve të Jalandharit, qytet indian me 700 mijë banorë në veri të vendit dhe pranë kufirit me Pakistanin, ato male as nuk i kishin imagjinuar ndonjëherë.

Por karantina globale që ka prekur tashmë edhe Indinë, në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e koronavirusit, ku pjesa më e madhe e industrive është mbyllur, ashtu si dhe trafiku i makinave dhe aeroplanëve, ka ndryshuar tërësisht pastërtinë e qiellit në atë vend.   

https://a2news.com/2020/04/01/13-miliarde-njerez-ne-shtepi-izolimi-ne-iindi-eliminon-ndotjen-e-ajrit/

Një foto nga qyteti indian bëri xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar banorët që mblidhen të heshtur duke soditur vargmalin e Himalajës, që ndodhet rreth 300 kilometra nga ai qytet. Diçka e tillë, sipas më të moshuarve kishte ndodhur më shumë se 30 vite më parë.

Sipas studimeve në Indi, që mban rekordin famëkeq e 21 prej 30 qyteteve më të ndotura në botë, vendi ka patur në 17 ditët e fundit, 16 ditë me cilësi të mirë ajri, ndërkohë që vitin e kaluar në të njëjtët ditë, nuk kishte asnjë.

https://a2news.com/2020/04/07/per-te-ndergjegjesuar-qytetaret-policia-e-mban-koronavirusin-ne-koke/

Vendi me 1 miliard e 300 milionë banorë deri në këtë moment ka patur rreth 6 mijë raste dhe 180 të vdekur, por autoritetet shëndetësore kanë frikë se një përhapje e virusit mund të shkaktonte një tragjedi të paimagjinueshme, veçanërisht në lagjet më të varfra dhe të mbipopulluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos