Falsifikuan dhe teste Covid për të kaluar në Gjermani, pranga 4 pronarëve të agjencive të udhëtimit

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 08:51 | Kronikë
Falsifikuan dhe teste Covid për të kaluar në Gjermani, pranga 4

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës finalizuan me sukses operacionin "Shtegtimi", në fund të së cilit u arrestuan në flagrancë 4 persona.

4 të arrestuarit, me aktivitet tregtar, biznes privat agjenci udhëtimi, duke përfituar nga situata e pandemisë "COVID-19",  për t'iu mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ''COVID-19'' dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos