Edhe pse kampionati italian i futbollit nuk ka përfunduar ende dhe në ndeshjen e fundit ekipi i tij u thye nga Milan, Cristiano Ronaldo ka gjetur kohë për të kaluar momente pushimi me familjen e tij.
Ylli i Juventusit është fotografuar ndërsa merr rreze dielli së bashku me zonjën Ronaldo, që duhet thënë është më rrezëllitëse se kurrë dhe këtë gjë e tregon dhe kujdesi që Cristiano tregon për të duke i qëndruar gjithmonë pranë.
Nga pishina e familjes, tek xhirot me jaht pushimet e Ronaldove janë gjithmonë luksoze dhe bëjnë të ëndërrojë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. (A2 Televizion)