Familjarët e viktimave të “21 Janarit” kallëzojnë sot në SPAK Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 09:25 | Aktualitet

Familjarët e viktimave të “21 Janarit” do të bëjnë sot një kallëzim në SPAK kundër kreut të demokratëve, Sali Berisha, ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.

Kallëzimi i familjarëve vjen disa ditë pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli moskompetencën për hetimin e dy kallëzimeve të Partisë Socialiste dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në këtë mënyrë, dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës.

Kujtojmë se një muaj më parë, në 12-vjetorin e ngjarjes së rëndë që ndodhi në oborrin e kryeministrisë, Partia Socialiste dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bënë kallëzim penal në SPAK për “21 Janarin.”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një konferencë për mediat bëri të ditur depozitimin e një kallëzimi penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Lulzim Bashës, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-komandatit të Gardës për kryerjen e veprave penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese referuar ngjarjes tragjike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/09/spak-u-nuk-merr-persiper-21-janarin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos