
Ka dështuar raundi i parë i votimeve për zgjedhjen e kreut të Gjykatës Kushtetuese. Siç njoftohet, pas prezantimit të platformave dhe vizioneve të kandidateve, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj u vijua më tej me raundin e parë të votimit.
Në përfundim të këtij procesi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.
Kështu, mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit më 17 shkurt, ora 10:00.
Kujtojmë se, detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për gati pesë vite e mbajti Vitore Tusha, e cila rezultoi e vetmja anëtare nga trupa e vjetër që kaloi filtrin e vettingut të gjyqtarëve.
Pas zëvendësimit të saj, detyrën përkohësisht po e mban Marsida Xhaferllari, si anëtarja më e vjetër në Gjykatë sa i përket ushtrimit të mandatit, ndërsa tranzicioni final do të jetë sërish drejt një zonje. (A2 Televizion)