Fati i kryebashkiakëve, Kushtetuesja rinis gjykimin, paditësit: Hidhni poshtë opinionin e Venecias

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 10:50 | Politikë
Fati i kryebashkiakëve, Kushtetuesja rinis gjykimin, paditësit: Hidhni

Vijon seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Avokati i palës paditëse, Jordan Daci, kërkoi nga gjykata të mos marrë për bazë opinionin e Komisionit të Venecias. “Lidhur me opinionin e marrë nga gjykata, opinioni nuk është detyrues. Ne mendojmë që në tërësi raporti ka pasur pjesë që janë kontradiktore. Komisioni Venecias ka më tepër opinion politik se përgjigje juridike për pyetjet e dërguara. Ajo e bën për të ruajtur ekuilibrat politike. Por gjykata duhet ta injoroi këtë opinion të Komisionit të Venecias pasi gjykata nuk duhet të ketë si interes ekuilibrat politike”, nënvizoi Daci gjatë seancës.

Përfaqësuesja e Kuvendit, Mimoza Arbi, citoi gjatë diskutimit të saj disa paragrafë të opinionit duke u ndalur te bojkoti i tyre. "Komisioni i Venecias shprehet qartë që bojkoti i zgjedhjeve nga partitë politike nuk është pengesë për zhvillimin e tyre", u shpreh përfaqësuesja e Kuvendit.

https://a2news.com/2021/11/02/vendoret-2019-cilido-qofte-vendimi-i-gjykates-kushtetuese-vendi-shkon-ne-zgjedhje/

Këshilli i Ministrave, në minutazhin e përcaktuar nga Gjykata për të diskutuar për opinionin u shpreh se qëndrimet e tyre të parashtruara në seancën e shkuar të gjykatës u konstatuan si të drejta nga opinioni i Venecias. “Gjykata nuk ka juridiksion për të shqyrtuar ligjshmërinë e procesit zgjedhor”, u shpreh Elira Kokona, përfaqësuese e Këshillit të Ministrave.

Aktualisht, gjykata vijon me shqyrtimin e padisë. Pas diskutimeve mbi opinionin e Komisionit të Venecias, palët do të vijojnë me pretendimet përfundimtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos