PD e trazuar, Harxhi: Janë mbledhur 70% e firmave të anëtarësisë për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 10:12 | Politikë
PD e trazuar, Harxhi: Janë mbledhur 70% e firmave të

Edith Harxhi, ish-kandidate për kryetare të PD-së, ishte e ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN, nga ku komentoi zhvillimet më të fundit në partinë më të madhe opozitare.

Harxhi u shpreh se, deri tani, janë mbledhur firmat e 70% të anëtarësisë së PD-së për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, më 11 dhjetor.

“Më 11 dhjetor, do të ketë një Kuvend Kombëtar të PD-së. Mesa di unë, deri tani janë mbledhur 70% e firmave të anëtarësisë, duke kaluar pritshmëritë. Më në fund, pas 30 vitesh, PD-ja do t’i kthehet të djathtës reale. Do të ketë një analizë të vendimeve të kryetarit në detyrë të Bashës. Do të ketë një votim për statutin e ri dhe referendumin.  Do të kthehet referendumi si pjesë e statutit të PD-së. Zgjedhjet për kryetar do të jenë të parashikuara në një moment tjetër”, u shpreh Harxhi.

Deklaratat e fundit të Bashës, se ai ka mbështetjen e 95% të anëtarësisë së PD-së, Harxhi i komentoi si skupe mediatike.

“Janë skupe mediatike për të shpëtuar nga ky hall i madh që e ka zënë aktualisht sepse do të ketë edhe ai një mënyrë se si do të dalë nga kjo krizë kaq e madhe, të shpëtojë fytyrën. Do të ketë zhvillime të tilla gjatë javëve të ardhshme që do të sjellin largimin e Bashës nga karrigia që ai mban”, u shpreh Harxhi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/02/edvin-kulluri-mes-bashes-dhe-berishes-tregon-ambiciet-per-kreun-e-pd-e-kam-garen-shume-te-lehte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos