Fatmir Mediu kundër djegies së mandateve?

Nga A2 CNN
2 Korrik 2019, 21:43 | Politikë
Fatmir Mediu kundër djegies së mandateve?

Në “I Ftuari” të Endri Xhafos, Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, ka lënë të nënkuptohet se ka qenë kundër djegies së mandateve nga deputetët e opozitës.

“Unë kam një parim shumë të vlefshëm me veten time: sipas një shprehje, të mos bëhen dy të këqija bashkë, humbja e florinjve dhe gëzimi i fqinjëve . Ti nuk e di as debatin as qëndrimin tim në raportin opozitar, me qëndrime të ndryshme. Unë jam opozitar dhe për mua i vlefshëm është bashkëpunimi dhe veprimi i përbashkët. Unë kam pasur dhe kam mendimet e mia gjithmonë, por kur bëhet vendimi i përbashkët, unë ndjek linjën e përbashkët. Mendoj se është një qëndrim i drejtë, ka qenë historikisht kjo linjë e Partisë Republikane”, u shpreh Mediu.

Më tej, kreu i Partisë Republikane thotë se sot kemi një realitet të pranuar nga ndërkombëtarët se në Shqipëri ka një qeverisje që vjedh në mënyrë permanente zgjedhjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos