
Leo Messi ishte protagonist i një episodi polemik në fitoren 1-0 të Barcelonës ndaj Athletic Bilbaos.
Argjentinasi mund ta kishte përfunduar ndeshjen përpara shokëve të tij pas një ndërhyrjeje të rëndë mbi Yeray në pjesën e dytë të takimit. Por, ky faull nuk u konsiderua nga arbitri Gil Manzano as për karton të verdhë, ndërkohë që mungoi edhe ndërhyrja e VAR-it.
Ishte minuta e 69 kur Messi u sul mbi një top të diskutueshëm në hyrje të zonës së Athletic, por Yeray mbërriti i pari dhe e largoi topin. Në këtë moment, argjentinasi shkel me taka në kaviljen e kundërshtarit. (A2 Televizion)