Përfundon bojkoti, Kukësi kthehet në stërvitje përpara Kupës

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 17:05 | Futboll

Vetëm pak orë përpara sfidës së kthimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë me Apoloninë, Kukësi i jep fundit bojkotit për pagat e prapambetura.

Pasi refuzuan të zhvillonin stërvitje gjatë së hënës, futbollistët u rikthyen nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.

Për të ndryshuar situatën në skuadër, shërbeu premtimi i presidentit Gjici, se pagat e muajit shkurt do të shpërndahen shumë shpejt.

Problemet me rrogat e katër muajve të fundit lidhen me situatën e krijuar prej pandemisë dhe ndërprerjen e kampionatit, por edhe me ecurinë larg pritshmërive të ekipit në kampionat. Pas rikthimit të diferencës me 9 pikë nga Tirana kryesuese, Kukësi tashmë do t'i përqendrojë forcat te Kupa, për të mos e mbyllur sezonin pa trofe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos