Rakitic nderon Barcelonën

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 08:11 | Futboll
Rakitic nderon Barcelonën

Një gol i Ivan Rakitic në minutën e 71 i dhuroi Barcelonës 3 pikë jetike në garën për titull në Spanjë.

Përballë Athletic Bilbao, një prej skuadrave më të forta të La Ligas, katalanasit arritën të fitojnë me vështirësi, ndërsa një tjetër ndalesë mund t’i kushtonte shumë Barcelonës në javët e ardhshme.

Mesfushori kroat dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të Leo Messit, i cili regjistroi 250 asiste në karrierën e tij.

Presioni tashmë kalon në fushën e Realit të Madridit, që duhet të fitojë sërish për ta parë vetën në krye.

Atletico Madrid mundi 1-0 Levanten, ndërsa ndeshja mes Valladolid dhe Getafe u mbyll në barazim pa gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos