Nëse një muaj më parë traktativat për të dërguar Pjanic në Barcelonë dhe për të sjellë mesfushorin Artur në Torino dukeshin të komplikuara, duket se palët tashmë po shkojnë drejt zgjidhjes.
Insistimi i Juventusit ka funksionuar, me brazilianin Artur Melo që ka nisur të kuptojë se nuk është më parësor në planet e trajnerit Setien.
Te bardhëzinjtë, mesfushori pritet të ketë një pagë trefish më të lartë, nga 2.2 milionë euro që përfiton aktualisht në Barcelonë në 7 milionë euro, për 5 vitet e ardhshme.
Në Spanjë, operacioni duket i përfunduar. Ajo që ka mbetur, është vetëm përgjigjja e Artur Melo për të lënë katalanasit pas 2 sezonesh. (A2 Televizion)
