Faza përgatitore, Hoti: I lumtur për transferimin te Partizani, dua titullin 

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 12:20 | Futboll
Faza përgatitore, Hoti: I lumtur për transferimin te Partizani, dua

Partizani vijon përgatitjet intensive në Slloveni në kuadër të sezonit të ri. Grupi ka qenë i plotë ndërsa janë bashkuar dhe lojtarët e rinj në skuadër. Ëngjëll Hoti, futbollisti i cili u shpall kampion me Tiranën, ndërsa këtë verë kaloi tek Demat e Kuq u shpreh se është i lumtur për këtë transferim ndërsa theksoi se grupi është gati për Kupat e Europës. 

‘’Nuk ka qenë e vështirë që të vija këtu, është një klub shumë i madh në Shqipëri, dihet çfarë tifozeri ka dhe traditat e tij. Klubi më ka pritur shumë mirë. Më kanë ardhur dhe shumë mesazhe të mira nga tifozët në rrjetet sociale. Mezi pres t’i takoj në stadium’’, tha Hoti.

Hoti tregoi se kërkon të fitojë titullin kampion me të kuqtë dhe pse lufta do të jetë e vështirë. 

‘’Çunat më kanë pritur shumë mirë, gjithë stafi teknik. Kemi çuna të rinj, me cilësi të mëdha dhe lojtarë me eksperiencë. Jemi stërvitur shumë mirë këto ditë dhe po e shikoj grupin shumë cilësor për kampionatin shqiptar ‘’, shtoi ai.

Partizani do të luaj ndeshjen e parë më 7 korrik ndaj Saburtalos në transfertë ndërsa një javë më vonë pret gjeorgjanët në stadiumin kombëtar në Tiranë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos