Merkato e verës, Juventus kërkon të tjera përforcime, nga Bremer te Zaniolo

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 13:04 | Futboll
Merkato e verës, Juventus kërkon të tjera përforcime, nga

Fillimisht Pogba, tani Di Maria, dy goditje të mëdha për Juventusin e Allegri-t, i cili, pas dy vitesh të vështira, është gati të rikthehet në rrugën e duhur dhe të rifillojë luftën me Interin dhe Milanin për titullin kampion dhe pse jo dhe Champions League.

Bardhezinjtë kanë nisur të mbushin boshllëqet në skuadër dhe në mesin e fushës, ku Allegri kishte problemet më të mëdha, mbërriti Pogba, duke kërkuar gjithashtu një ringritje pas dy sezonesh të ndrydhura.

Ajo që francezi mund të sjellë për sa i përket fizikut, klasit, golave ​​dhe zotërimit të topit është e tepërt të përmendet.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Angel Di Maria. Kupa e Botës me Albiceleste, si dhe triumfi në Finalen e Madhe me Italinë, do të jetë një tjetër shtysë për t'u paraqitur në Torino dhe për të nisur një tjetër sfidë në karrierën e tij.

Ndërkaq, nuk duhet harruar rikthimi i Federico Chiesa, një tjetër lojtar që mund të bëjë diferencën në njëzet metrat e fundit. Por kaq nuk mjafton pasi Juventus kërkon të tjera përforcime dhe ka shfaqur interes për Zaniolon e Romës.

Oferta e Juventusit është 60 milionë euro, si dhe përfshirja e një prej lojtarëve Artur ose McKennie. Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për këtë lëvizje. Edhe në mbrojtje Juventus është gati për dy goditje. Bremer  i Torinos mbetet në qendër të vëmendjes, si dhe Milenkoviç i Fiorentinës dy lojtarë që kanë ngjallur interes dhe tek Interi. Lufta do të jetë e fortë, por në Torino duan hakmarrje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos