
Nuk mund të ishte ndryshe, kur në ekip vjen një uragan si Erlin Haaland. Mbërritja e norvegjezit në Manchester solli sot edhe daljen e parë nga reparti sulmues i City.
Braziliani Gabreiel Jesus braktis kampionët e Anglisë pas 5 vitesh e gjysmë, katër kampionate të fituara dhe një Champions të munguar në finale.
Por 95 golat në 236 ndeshje në çdo kompeticion nuk i kanë mjaftuar 25-vjeçarit për të pasur besimin e plotë të Guardiolës, që në vitin e fundit e ka përdorur rregullisht, por jo në pozicionin e sulmuesit qendror, duke e penalizuar në realizimet, vetëm 8 .
Gabrel Jesus transferohet tek Arsenal për një shifër rreth 55 milionë euro, falë edhe njohurive me Arteta, dhe do t’i japë sulmit të londinezëve një armë të fuqishme, që mund të luajë praktikisht në çdo pozicion sulmues. (A2 Televizion)