Wimbledon 2019, Federer dhe Nadal përballë në gjysmëfinalen klasike

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 13:22 | Sporte të tjera
Wimbledon 2019, Federer dhe Nadal përballë në gjysmëfinalen

Nuk ka surpriza në Wimbledon-in e meshkujve, me Novak Djokovic, Rafael Nadal, Roger Federer si dhe spanjollin Bautista që kanë arritur në fazën gjysmëfinale të turneut.

Katërshja e këtij edicioni ka rezervuar përballje spektakolare siç është klasikja mes Nadal dhe Federer, dy rivalë të përjetshëm.

Spanjolli, i cili vetëm para pak javësh rrëmbeu ‘Grand Slemin' e tij të preferuar ‘French Open’, mundi një raund më parë amerikanin Kurig, ndërkohë që tenisti zvicerian Federer vuajti për të eliminuar japonezin Nishikori. Djokovic ndërkohë, kampion në fuqi i 'Australian Open' do të përballet me spanjollin tjetër Roberto Bautistas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos