Federer triumfon në shtëpi, fiton titullin e dhjetë në Bazel

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 14:10 | Sporte të tjera
Federer triumfon në shtëpi, fiton titullin e dhjetë në Bazel

Roger Federer ka lënë pas zhgënjimin në turnetë “Grand Slam” dhe është rikthyer tek suksesi duke fituar titullin e 10 në Zvicër. 38-vjeçari mundi në finalen e shtëpisë, përpara publikut të tij, australianin Alex Di Minu.

Me këtë fitore, Federer arrin në 24 tituj ‘ATP’. Kjo ishte finalja e 13 radhazi për të ndërkohë që në total numëron 15 të tilla. Për momentin, tenisti zviceran është numri 3 në botë, pas Rafael Nadal dhe Novak Djokovic, që mban në vendin e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos