All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Fëmija hëngri hashash në vend të çokollatës, arrestohet babai

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 20:54 | Bota
Fëmija hëngri hashash në vend të çokollatës,
All - Paragraf - 1

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua në Cazerta të Italisë, ku një vajzë 10 vjeç u dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte ngrënë hashash në shtëpinë e saj, të cilin e kishte ngatërruar me çokollatë.

Menjëherë, policia kreu veprimet e para hetimore dhe vuri në pranga babanë e vogëlushes, i cili tashmë akuzohet për shpëndarje narkotikësh dhe lëndim me dashje.

All - Paragraf - 3

Hetuesit mësuan, falë dhe dëshmisë së babait se ai e kishte lënë hashashin pa kujdes në një kuti që përdorej për çokollata dhe vajza e vogël e kishte gjetur në tavolinën e kuzhinës dhe e kishte gëlltitur.

Vogëlushja u trajtua menjëherë nga mjekët e urgjencës dhe më pas është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos