Fëmija i aksidentuar në Kakavijë, qeveria ndihmon familjen me 500 mijë lekë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 15:18 | Kronikë
Fëmija i aksidentuar në Kakavijë, qeveria ndihmon familjen me 500

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka bërë të ditur se qeveria ka asistuar me 500 mijë lekë familjen e fëmijës që u aksidentua për vdekje në Kakavijë.

“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavijë, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera. Engjëlli i vogël u dhëntë forcë”, shkruan Rama.

Aksidenti i rëndë ndodhi të shtunën, ku fëmija 10 vjeç u përplas për vdekje nga ambulanca. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/08/15/aksident-ne-kakavije-ambulanca-perplas-per-vdekje-nje-femije/

A2 CNN Livestream

Latest Videos