Fenomeni i rrallë, rishfaqen flamingot në liqenin e Pogradecit

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 12:52 | Aktualitet

Rishfaqen flamingot në ujërat e Liqenit të Pogradecit. Prej gjashtë vitesh ky fenomen i rrallë për Pogradecin shfaqet në liqenin e Ohrit, një bukuri jo e zakonshme kjo pasi flamingot zakonisht qëndrojnë në laguna siç është ajo e Nartës apo Karavastasë.

Edhe për specialistët prania e këtij shpendi ka të bëjë me tërheqjen e ujërave të liqenit, duke krijuar kushtet e favorshme për qëndrim të përkohshëm të flamingove në liqenin e Ohrit.

Nëse gjatë viteve të fundit flamingot janë parë në fillim të vjeshtës këtë vit për herë të parë vijnë në pranverë, ku gjatë këtyre ditëve temperaturat kanë shkuar deri në -2 gradë.

Një gjë e tillë për specialistin e zonave të mbrojtura Gani Bego është e habitshme ndaj edhe për këtë specialist bën me dije se flamingot nuk do të qëndrojnë gjatë në ujërat e këtij liqeni.

Nëse vitet e tjera janë parë në Pogradec më shumë se 20 flamingo, këto ditë janë vetëm katër shpend të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos