Ferit Ketës i mjaftojnë 3 raunde për të mposhtur serbin

Nga A2 CNN
28 Korrik 2019, 12:29 | Sporte të tjera
Ferit Ketës i mjaftojnë 3 raunde për të mposhtur serbin

Boksieri shqiptar Ferit Keta vazhdon paraqitjet e shkëlqyera ne ringun profesionist.

Kampioni nga Bulqiza triumfoi në Maltë, në duelin përballë rivalit serb, Slavoljub Mitic. Ketës i mjaftuan tre raunde për të mbyllur çdo diskutim, duke regjistruar fitoren e 13-te në boks dhe të dhjetën me “knockout”.

Boksieri shqiptar vazhdon të jetë i pamposhtur në peshën “kruizer”, ku ende nuk e njeh humbjen. Kjo ecuri mbresëlënëse ka bërë që dueli i Ferit Ketës të ishte edhe ndeshja kryesore e eventit “Summer showdown” në Maltë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos