Kampionati i peshëngritjes, Qerimaj shpallet kampion në peshën 81 kilogramë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 10:10 | Sporte të tjera

Është mbajtur ditën e premte kampionati kombëtarë i peshëngritjes, ku ka triumfuar shkodrani Erkand Qerimaj, i cili u shpall kampion në peshën 81 kilogramë.

Qerimaj arriti të ngrejë 157 kilogramë në stilin e shkëputjes dhe 187 kilogramë në shtytje. Rezultati i lartë i arritur në këtë kampionat e shpalli atë dhe sportistin më të mirë në të gjitha peshat në këtë kampionat kombëtar.

Ky është një ogur i mirë për Kampionatin Botëror që zhvillohet në Tajlandë, i cili është kualifikues për Lojërat Olimpike.

“Falenderoj familjen time dhe trajnerin tim Zef Kovaci dhe të gjithë ata që më ndihmojnë në arritjet e mija për mbështetjen! Presidentin e Federatës Theodhor Masllavica, Shefin e Klubit të Tiranës Pirro Koleka, Bashkinë Tiranës dhe Kryetarin Erion Veliaj”, shkroi në një postim në rrjetet sociale pas suksesit peshëngritësi shkodran. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos