
Mercedesi ka dominuar provat e lira të Çmimit të Madh të Austrisë, garës së parë të Botërorit të Formula 1 për këtë sezon.
Në sesionin e parë, Leëis Hamilton regjistroi kohën më të shpejtë (1’04”304), ndërsa në të dytin ishte piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, ai që i la pas të gjithë (1’04”501).
Pra, F1 do të rinisë aty ku përfundoi, me kampionët në fuqi të F1 në krye të klasifikimit.
Në sesionin e dytë, Sergio Perez me makinën Racing Point përfundoi në vend të tretë, ndërsa Ferrari regjistron vetëm kohën e katërt më të mirë, me Sebastian Vettel. Piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, përfundoi provat e lira në vendin e nëntë.
Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën, në orën 15:00. (A2 Televizion)