Koronavirusi i merr jetën edhe babait të Khabib Nurmagomedov

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 14:36 | Sporte të tjera

Koronavirusi i ka marrë jetën edhe babait, njëkohësisht edhe trajner, të kampionit të UFC-së Khabib Nurmagomedov.

Abdulmanap Nurmagomedov u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare pas komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Ai ishte i shtruar në një spital në Moskë, ndërsa pësoi një sulm në zemër, i cili i mori edhe jetën këtë të premte.

Lajmi është konfirmuar nga Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë dhe një mik i familjes.

Kjo është një goditje e rëndë për luftëtarin Khabib, për të cilin ishte parashikuar një ndeshje ndaj Justin Gaethje në muajin shtator, e cila pas kësaj ngjarjeje vihet në dyshim serioz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos