
Një seri postimesh në Twitter ka bërë që tifozët e boksit të mendojnë se Wladimir Klitschko do të rikthehet në ring.
Boksieri ukrainas dominoi për disa vite me radhë në peshat e rënda, përpara se të tërhiqej në vitin 2017.
Sot, në moshën 43-vjeçare, ai ka pyetur fansat e tij në rrjetin social se kundër kujt do të pëlqenin që të ndeshej. Alternativat ishin tre: Anthony Joshua, Tyson Fury apo Deontay Wilder.
Klitschko i humbi titujt e tij ndaj Fury në vitin 2015 dhe u tërhoq kur u mund nga Joshua në ndeshjen e radhës. Duke marrë parasysh sasinë e “like”, fansat duan të shohin një ndeshje Klitchko-Fury.
Por, pati edhe shumë nga ata që e këshillojnë ukrainasin që të vazhdojë të shijojë pensionin. (A2 Televizion)