Të paktën 4 persona humbën jetën dhe rreth 5 mijë të tjerë u evakuan nga shtëpitë e tyre, pas përmbytjeve katastrofike që goditën rajonin verior të Emiglia Romagna në Itali. Autoritetet italiane paralajmërojnë se më keqja nuk ardhur ende.
Trupat e 3 personave u gjetën në qytezat e Forlit, Cesena-s dhe Cesenatico, ndërsa një i katërt u zbulua në Ravena.
14 lumenj shpërthyen nga shtrati në rajon, duke detyruar banorët në qytete si Cesena të ngjiten në çatitë e banesave, ku zjarrfikësit shpëtuan me helikopterë ose gomone. Një numër rrugësh dhe linjash hekurudhore u bllokuan dhe autoritetet në fshatra e qytete të ndryshme, përfshirë Bolonjën, u bënë thirrje banorëve të mos largohen nga banesat.













Gjithashtu, qyteti verior i Ravenës, pranë brigjeve të Adriatikut, u prek rëndë nga përmbytjet.
Kryeministrja Giorgia Meloni shprehu solidaritet me popullsinë e prekur dhe tha se qeveria ishte e gatshme të ofronte ndihmën e nevojshme.
Kjo është hera e dytë këtë muaj që Emiglia Romagna goditet nga moti i keq, me të paktën 2 persona që humbën jetën gjatë stuhive në fillim të majit. Reshjet e dendura të shiut pasojnë disa muaj thatësirë , e cila sipas meteorologëve reduktoi kapacitetin e tokës për të përthithur ujin, duke përkeqësuar impaktin e përmbytjeve. (A2 Televizion)