Kalifornia ka shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të të nxehtit rekord dhe zjarreve të shumta që po shkatërrojnë këtë shtet amerikan.
“Po vendosim në aksion të gjitha burimet e mundshme për të garantuar siguri për komunitetet në zonat e zjarrit në këto kushte ekstreme klimatike”, u shpreh guvernatori Gavin Newsom.
Mijëra zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen dhe mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit, ndërsa pamjet e publikuara nga CNN shfaqin skena ferri në tokë.

Zjarre të shumta po shkatërrojnë Kaliforninë 
Zjarre të shumta po shkatërrojnë Kaliforninë 
Pamje nga zjarret kaliforniane 
Tornado prej zjarri në Kaliforni 
Mijëra zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen 
Pamje nga zjarret kaliforniane 
Pamje nga zjarret kaliforniane 
Pamje nga zjarret kaliforniane 
Pamje nga zjarret kaliforniane 
Mijëra zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen
Aktualisht flakët po shkrumbojnë deri në 20 kilometra katrorë brenda një dite. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të rrezikuar që të marrin shumë seriozisht këtë emergjencë.
Ndërkohë, të dielën e kaluar, Kalifornia regjistroi temperaturë jashtë normales teksa termometri shënoi 54.4 gradë celsius në vendin e quajtur “Lugina e Vdekjes”. (A2 Televizion)
