
Sot besimtarët bektashinj festojnë ditën e Sulltan Nevruzit.
Kryegjyshi botëror, Baba Mondi mesazhet e rastit i ka fokusuar te lufta në Ukrainë, me lutjet që lufta të përfundojë dhe paqja mes njerëzimit të mbizotërojë gjithmonë.
“Ne falemi për njerëzit e mbetur në mes të rrugëve pa shtëpi, për jetimët. Për lumturinë e njerëzisë, të pajtuar nga lindja në perëndim dhe për dashurinë e tyre. Kjo ditë të shërbejë për reflektim për të gjithë ne, duke nisur nga çdo person, duke pasur për veten, familjen”, tha mes të tjerash Baba Mondi. (A2 Televizion)