Gripi i shpendëve, kanë ngordhur 300 mijë pula, nuk ka vend për t'i groposur

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 16:06 | Aktualitet
Gripi i shpendëve, kanë ngordhur 300 mijë pula, nuk ka vend

Pas identifikimit të rastit të parë me gripin e shpendëve, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare bëri një përmbledhje të situatës.

Tana Kika, drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve tha se numri i shpendëve të ngordhura si pasojë e gripit ka arritur në 65 mijë, ndërsa shifra shkon në mbi 300 mijë bashkë me ato të infektuara nga laringo-traketi.

Ermira Gjeçi, zv. Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se për momentin problemi që po haset lidhet me asgjësimin e pulave të ngordhura, pasi ende nuk është përcaktuar një vend për kryerjen e procedurës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/21/a-semuremi-nga-gripi-i-shpendeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos