Festa me fishekzjarrë kthehet në "skenë lufte"

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 12:20 | Aktualitet

Momenti i tmerrshëm kur disa fishekzjarrë shpërthyen shumë pranë një familjeje amerikane, gjatë festimeve të 4 Korrikut, është kapur nga kamerat e sigurisë.

Videoja që ka marrë dhjetra milionë klikime që kur është postuar, tregon familjen që po përpiqet të ndezë fishekzjarrët në oborrin e shtëpisë.

Njëri prej tyre shpërthen dhe kur duket se me aq përfundoi gjithçka, shpërthejnë edhe të tjerët që ishin në kuti, duke bërë që prindërit të marrin në krahë fëmijët e vegjël dhe të largohen me vrap.

Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar nga ky incident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos