Pse u përkeqësua situata e pandemisë në këtë periudhë?

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 20:23 | Aktualitet
Pse u përkeqësua situata e pandemisë në këtë

Komiteti Teknik i Ekspertëve iu rikthye mbledhjeve sot pas përkeqësimit të situatës së Covid-19 në Shqipëri, ku kemi një rritje të infektimeve, deri rreth 1 mijë një ditë dje dhe sot, ndërsa janë shënuar edhe humbje jete. Ekspertët thanë se në këtë moment nuk do të ketë masa shtesë, ndërsa rekomanduan vaksinimin me dozën e tretë dhe mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura.

Për këtë çështje u diskutua mbrëmjen e së mërkurës në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ku epidemiologët dhanë arsye se pse u rritën rastet në këtë periudhë të vitit.

https://a2news.com/2022/07/06/thirrja-e-mjekut-djali-im-eshte-ne-shtrat-edhe-pse-ka-bere-3-vaksina-covid-19-nuk-eshte-gallate-beni-kujdes/

“Kjo ishte një situatë e pritshme. Covid ka qarkulluar me valë që kanë pasur pikun e tyre. Tani jemi në fillimin e një vale të re, që është vala e fillimit të stinës së verës, e cila po ndjehet edhe në Europë. Kjo valë nuk ka ardhur si pasojë e heqjes së masave. Mbizotëron varianti BA.2, por ka edhe qarkullim të varianteve BA.4 dhe BA.5”, u shpreh epidemiologu Artan Simaku.

Ndërkohë, epidemiologu Ledion Shapo mendon ndryshe, duke thënë se kjo situatë nuk ishte e pritshme në Shqipëri, duke qenë se pati një periudhë gati 3 mujore me raste të pakta.

“Nuk ka qenë e pritshme pasi 3 muaj qetësi absolute. Situata tani është ndryshe. Në Britani, BA.4 dhe BA.5, nënvariante të Omicron janë duke qarkulluar që nga marsi dhe kanë krijuar një valë të re. Të paktën varianti BA.5 është rreth 35% më i transmetueshëm krahasuar me BA.2, i cili anashkalonte imuniteti e krijuar deri në këto momente. Unë besoj se në Shqipëri ka hyrë BA.4 dhe BA.5. Me lëvizjet e dendura të njerëzve”, u shpreh Shapo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos