
Në mesin e valës së dytë të koronavirusit, disa shtete europiane po shqyrtojnë mundësinë e lehtësimit të kufizimeve për sezonin e festave, mes sinjaleve se masat e ndërmarra kanë frenuar disi përhapjen.
Qeveritë rreth kontinentit janë të shqetësuar mbi ndikimin social dhe ekonomik që do të kenë kufizimet gjatë festave të fundvitit, ndërsa i druhen një recesioni të thellë. Bizneset që shesin me pakicë janë mes më të goditurave nga masat anti-covid.
Presidenti francës, Emanuel macron, ka planifikuar të mbajë një fjalim lidhur me situtatën pandemike dhe mund të njoftojë lehtësim të izolimit kombëtar, në fuqi prej 30 tetorit. Franca po raporton rënie të shifrave, çka pritet të sjellë përmirësim të situtatës në spitale.
Në Gjermani, mbi dy e treta e bizneseve po përballen me rënie tëshitjeve si pasojë e krizës, dhe autoritetet atje po diskutojnë nëse vendimipër mbylljen e pjesshme do të zgjatet më tej. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se masat shëndetësore po kanë ndikim, por duhet ende kohë që të frenohet përhapja e koronavirusit.
Kryeministri britanik, Boris Jonson planifikon që t’i japë fund izolimit mbarëkombëtar ashtu siç ishte vendosur paraprakisht,më 2 dhjetor. Por zyra e tij ka thënë se në shtet do të përdoret një sistem prej tri nivelesh të kufizimeve, në varësi të përhapjes së koronavirusit në zona të caktuara.
Atje ku ka nivel të lartë infektimi, kufizimet do të ashpërsohen edhe më tej. Në Poloni, kryeministri Mateusz Moraviecki paralajmëroi qytetarët kundër çdo udhëtimi gjatë kohës së Krishtlindjes, por ai tha se dyqanet do të lejohen të rihapen plotësisht nga 28 nëntori. (A2 Televizion)