Autorizohet përdorimi i koktejit të antitrupave që Trump mori për të trajtuar Covid-19

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2020, 10:11 | Bota
Autorizohet përdorimi i koktejit të antitrupave që Trump mori

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) miratoi të shtunën një autorizim emergjent për përdorimin e koktejit të antitrupave të Regeneron, për të trajtuar Covid-19.

Presidenti amerikan Donald Trump mori terapinë, të quajtur REGEN-COV2, kur u shtrua në spital për koronavirus.

Trajtimi duhet të futet në qarkullimin e gjakut dhe ka për qëllim të imitojë një përgjigje imune ndaj infeksionit. Kokteji uli numrin e shtrimeve në spital për Covid-19 tek disa pacientë brenda 28 ditëve të trajtimit, tha FDA në një njoftim për shtyp.

Shefi ekzekutiv i Regeneron, Dr. Leonard S. Schleifer, tha po ashtu se kërkesa fillimisht mund të tejkalojë furnizimin, "duke e bërë edhe më kritike që qeveritë federale dhe shtetërore të sigurojnë që REGEN-COV2 të shpërndahet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për pacientët më në nevojë"

"Kur përdoret për të trajtuar Covid-19 për popullatën e autorizuar, përfitimet e njohura dhe të mundshme të këtyre antitrupave tejkalojnë rreziqet e njohura dhe të mundshme", tha FDA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos