Festat vijnë më shpejt për fansat e Metallica, grupi njofton albumin e radhës dhe nxjerr këngën e re

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 23:10 | Showbiz

Metallica, grupi më i famshëm “heavy metal” në botë, ka njoftuar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg albumin e ri. Ndërkohë, sot publikuan një nga këngët e reja të këtij albumi, të titulluar “Lux Aeterna”.

https://www.youtube.com/watch?v=_u-7rWKnVVo

Albumi i quajtur “72 Seasons” do të publikohet në 23 prill të vitit të ardhshëm.

Ky do të jetë albumi i 12 i Metallica, që do të ketë 12 këngë, me 77 minuta në total. Albumi i fundit i grupit ka qenë ai i vitit 2016, i titulluar “Hardwired...To Self-Destruct”.

Grupi i përbërë nga James Hetfield, Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo ka njoftuar gjithashtu datat e turit botëror të koncerteve për periudhën 2023-2024.

Këngët e albumit të ri:

1. 72 Seasons
2. Shadows Follow
3. Screaming Suicide
4. Sleepwalk My Life Away
5. You Must Burn!
6. Lux Æterna
7. Crown of Barbed Wire
8. Chasing Light
9. If Darkness Had a Son
10. Too Far Gone?
11. Room of Mirrors
12. Inamorata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos