






Georgina Rodriguez habiti miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke pozuar nga një kazino në Las Vegas, e veshur me një fustan të modeluar me foto dollarësh amerikanë.
Partnerja e Cristiano Ronaldos ndodhet në Las Vegas, ndërkohë që sulmuesi portugez po luan në Kupën e Botës në Katar me kombëtaren e tij, ku shpreson të realizojë ëndrrën e madhe e ngritjes së trofeut. Por edhe pse është një turne vendimtar për Ronaldon, dhe me shumë mundësi i fundit për 37-vjeçarin, Georgina ka zgjedhur të shijojë “qytetin e mëkatit”, teksa është parë duke luajtur edhe në kazino.
Edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje nga turi amerikan, “The Sun” raporton se Georgina kishte veshur fustanin e veçantë të markës zvicerane “Vetements”, një biznes i ri në botën e modës, krijuar vetëm në vitin 2014. (A2 Televizion)