Festë e madhe e shqiptarëve në Angli, ia marrin valles në qendër të Londrës

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2022, 13:32 | Aktualitet

Me mijëra shqiptarë kanë mbushur qendrën e Londrës, ditën e hënë, për të festuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Me makina luksoze, veshje popullore, e flamuj kuqezi, shqiptarët kanë festuar pavarësinë. Lajmi ka zënë vend edhe në Daily Mail, i cili shkruan se shqiptarët me Lamborghini, Mercedes, Audi, Range Rovers dhe Porsche bllokuan trafikun rreth Westminsterit, ndërsa policia tenton të zhbllokojë trafikun.

Shumë video nga festa janë bërë virale në rrjetet sociale, ku në një prej tyre shqiptarët ia kanë marrë edhe valles.

Ky është grumbullimi i dytë i shqiptarëve brenda pak ditëve, pasi protestuan më parë ndaj ministres së Brendshme britanike për deklaratat e saj, teksa tha se pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë janë kriminelë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos