
Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar nga deputeti Arben Pëllumbi kanë mbërritur në ambientet e Dhomave Speciale të Gjykatës së Hagës, ku mbahen prej muajsh tashmë drejtuesit kryesorë të luftës së UÇK-së.
Vizita e Ballës në Hagë vjen për të uruar liderët kosovarë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Këtë vizitë, kreu i grupit të PS-së, Balla e paralajmëroi më herët gjatë punimeve të përbashkëta të dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës që u mbajt në Tiranë.
Disa javë më parë, ish-drejtuesit e UÇK-së u vizituan nga ish-presidentët e Shqipërisë në një takim të organizuar nga Behgjet Pacolli. (A2 Televizion)