Akademia e Shkencave njoftoi në muajin prill ngritjen e grupit të punës për rishkrimin e historisë së shqiptarëve. Në të përfshihen edhe trevat shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë, për të sjellë një tekst të ri e më sintetik të historisë, e cila tashmë do të nisë nga antikiteti deri në ditët tona, me kapituj krejt të rinj, deri tek lufta apo trajtimin e komunizmit në vendin tonë. Projekti, që do të zgjasë deri në vitin 2023, bën bashkë emra të njohur të shkencës në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut. I ftuar në Ditarin e mesditës për këtë çështje ishte historiani Skënder Muçaj. (A2 Televizion)
Festojmë Pavarësinë dhe Çlirimin, si po shkruhet sot historia e shqiptarëve?
