
Gol në ndeshjen e parë. Kjo është ëndrra e çdo lojtari dhe një realitet i bukur, aq më tepër kur i ndodh një mbrojtësi. Fidan Aliti debutoi me gol me fanellën e Kalmarit, në miqësoren e zhvilluar përballë skuadrës së Premier Ligës ruse, Arsenal Tula.
25-vjeçari u transferua nga Skënderbeu te klubi suedez vetëm pak ditë më parë. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës u aktivizua në formacionin titullar për Kalmarin, ndërsa me golin e tij në fundin e ndeshjes miqësore, vulosi edhe barazimin 1 me 1. (A2 Televizion)