Fier, gjendet trupi i një 23 vjeçari, pas vrasjes është hedhur në një kanal

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 11:15 | Aktualitet

Një 23 vjeçar është gjendur pa jetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, dhe viktima, me inicialet F.S., dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga një mjet i prehtë, me shumë mundësi një thikë. Mësohet se familja e viktimës ka ardhur nga Tropoja vite më parë dhe banonte në zonën e Sulajt. Sipas burimeve viktima ka hasur një defekt tek makina pasi mendohet se gomën e makinës së tij, një automjet Renault që ndodhet pranë skenës së krimit, e ka hequr vetë. Forcat e rendit dyshojnë paraprakisht për një ekzekutim pasi viktima është nxjerrë nga makina, më pas është vrarë dhe hedhur në një kanal pranë makinës. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos