Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

Nga Igli Çelmeta
19 Tetor 2026, 12:55 | Kronikë

Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz.

Mësohet se dy vëllezër kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri pranë repartit ushtarak të Zall Herrit, shkruan A2.

Njëri prej vëllezërve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën rrugës për në spital.

Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori i vrasjes së dyfishtë, Ngushëllim Manzi, është arrestuar. 

Viktimat janë Nazmi dhe Selam Islamaj, ndërkohë që ka edhe një person të plagosur.

I plagosuri, i cili është vëllai i tretë, është në gjendje të rëndë te Trauma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos