
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Fierit, aty ku një 31-vjeçar ka vrarë me armë zjarri ish- bashkëshorten.
Krimi ka ndodhur në fshatin Zhupan, në banesën e ish-vjehrrit , nga shtetasi E.M, ndërkohë që viktima është shtetasja me inicialet S.B.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit. (A2 Televizion)