“Filloi pushtimi i veriut”, Lista serbe: Kurti ka kohë deri më 1 qershor për të ndalur represionin

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 14:05 | Kosova
“Filloi pushtimi i veriut”, Lista serbe: Kurti ka kohë deri

Nuk ka vonuar reagimi i Listës Serbe, pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës. Në një konferencë për shtyp, zv.kryetari, Igor Simiç, tha se me betimin e Erden Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje kishte filluar zyrtarisht pushtimi i veriut.

Ai i dha kohë Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti deri më 1 qershor, për të “ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”.

“Nëse kjo vazhdon, përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1qershor dhe ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet”, paralajmëron Simiç. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/19/kryetari-i-mitrovices-se-veriut-ben-betimin-mes-tensioneve-me-serbet/
https://a2news.com/2023/05/18/betimi-i-kryetareve-te-rinj-ne-veri-vucic-nuk-do-ti-pranojme-kurre-serbet-te-ruajne-paqen/
https://a2news.com/2023/05/19/deklarata-e-perbashket-e-quint-zgjedhjet-ne-veri-nuk-ofruan-zgjidhje-te-shmangen-tensionet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos