Filmi horror thyen tabutë, merr “kurorën” e arkëtimeve në kinema

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 11:06 | Showbiz
Filmi horror thyen tabutë, merr “kurorën” e

Në fundjavën e dytë të shtatorit, mbi 2 mijë kinema në Amerikë dhe Europë arkëtuat shifra të majme nga shitja e biletave, këtë herë larg filmave tradicionalë.

Thrilleri horror “Barbarian” siguroi vendin e parë me shitje të biletave me 10 milionë dollarë. Filmi, i cili ka marrë vlerësime pozitivë nga kritika, vjen me skenar dhe regji të Zach Cregger. Si shumë filma të këtij zhanri, ngjarjet horror zhvillohen në një shtëpi, të marrë me qira nga një grua, ku zbulon se jo gjithçka është ashtu sikur duket. Filmi ka si aktorë protagonistë Georgina Campbell, Bill Skarsgård dhe Justin Long.

Vendin e dytë për këtë fundjavë e mban një film indian. “Brahmastra Part One: Shiva”, seria e parë e një trilogjie, arkëtoi 4,4 milionë dollarë nga shitja e biletave, i ndjekur nga “Bullet train”, që ruajti vendin e tretë, me 3,3 milionë dollarë arkëtime.

“Top Gun: Maverick”, i cili qëndroi për disa javë në krye të klasifikimeve, zbriti në vend të katërt, me shitje 3,4 milionë dollarë të tjerë të arkëtuar fundjavën që kaloi në të gjitha sallat e kinemave.

“DC League of Super-Pets” ra në vend të pestë të renditjes këtë fundjavë, me 2,8 milionë dollarë arkëtime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos